Sport Manchester City, Aguero thërret Messin

Manchester City, Aguero thërret Messin

80
0
SHPËRNDAJE

Sergio Aguero ëndërron Lionel Messin si partner sulmi tek Mancehster City. Argjentinasi është i vetëdijshëm se klauzola prej gati 300 milionë eurosh që parashikon kontrata e Messit me Barcelonën me qëllim parandalimin e largimit të tij, është një mur i vështirë për t’u kapërcyer, por jo i pamundur për klubin e tij:

“Do të ishte fantastike të ishim shokë skuadre tek Manchester City edhe pse është shumë e komplikuar. Gjithsesi, problemi nuk mendoj se do të ishte financiar, pasi paratë nuk janë një problem për këtë klub por mendoj se Messi ashtu si dhe Ronaldo është një lojtar ikonë, simbol tek klubi i tij dhe largimin ndoshta do ta mendonte me kosto morale”.

Në fakt është përfolur shumë gjatë kohëve të fundit mundësia e një aventure të re për yllin argjentinas me anglezët e Manchetser Cityt, dhe Aguero nuk do të ishte i vetmi që do të lumturohej me praninë e gjigandit 30-vjeçar, i cili i vetëm i siguroi suksesin dhe kualifikimin Kombëtares së tij në Botërorin Russi 2018. Mbetet për t’u parë pasi çdo gjë mund të ndodhë.

12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)