Kulturë Ndërtimi në Butrint, Bojaxhi: Ta menaxhojë vetë parku

Ndërtimi në Butrint, Bojaxhi: Ta menaxhojë vetë parku

151
0
SHPËRNDAJE

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore mbështet përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofron Parku Kombëtar i Butrintit, por këto shërbime nuk duhet të bëhen si një marrëveshje mes politikës dhe grupeve të biznesit.

“Nëse ka kaq shumë rëndësi dhe kërkesë për shërbime të tilla, kjo do të thotë se duhet të jetë një shërbim fitimprurës dhe institucionet shtetërore, me gjithë ato fonde që gjeneron Parku i Butrintit mund ta kishin menaxhuar një gjë të tillë. Fakti që ministria nuk çon një plan zhvillimi në UNESCO tregon se është një ngutje e momentit për të kënaqur disa interesa private jo në të mirë të parkut”, deklaron Gjergj Bojaxhi.

Sipas Bojaxhi, kjo çështje duhet të depolitizohet. “Është e turpshme që partitë përpiqen ta politizojnë, sepse të dyja partitë kryesore e kanë administruar këtë sektor në 10-12 vitet e fundit”, nënvizon Bojaxhi.

Forumi drejton gishtin nga Ministria e Kulturës për një menaxhim më të mirë të objekteve të trashëgimisë kulturore.

“Në fund të ditës ministria e kupton se ka dështuar në menaxhimin e këtij objekti por dhe të shumë objekteve të tjera kulturore, si në rastin e Hamamit të Krujës, ku u investuan qindra mijëra euro. Por unë nuk di askënd që të ketë shkuar ta përdorë hamamin, sepse hamami nuk funksionon”, shton Bojaxhi.

12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)