Kryesoret Rama: Parlamenti do funksionojë, me motrën tonë të përbashkët LSI

Rama: Parlamenti do funksionojë, me motrën tonë të përbashkët LSI

655
0
SHPËRNDAJE

Pas Lulzim Bashës, edhe Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur gjithashtu të reagojë për mediat pas tensioneve të sotme në Kuvend që e detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi të ndërpriste seancën për të shtyrë atë nesër në mëngjes.

Në një deklartaë jashtë ambienteve të Parlamentit, Rama u shpreh se kuvendi i dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit do të funksionojë vetëm në bazë të rregullave të shkruara, do apo s’do PD apo LSI, që kryeministri e etiketoja ‘motra e përbashkët’.

“Ky parlament i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit funksion në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht, të miratuar bashkërisht me përfshirjen nga ana jonë, që kur erdhëm në pushtet sollëm një rregull sipas të cilit kreu i opozitës flet njësoj sa ai i mazhorancës. Ky parlament do të funksionojë;  do apo nuk do PD bashkë me motrën tonë të përbashkët LSI. PD u mësua, edhe për fajin tonë, me parlamentin mejhane kur merrej fjala dhe flitej jashtë çdo rregulli.

Opozita të mos kërkojë atë që s’ka për ta bërë dot, shkeljen e rregullores. Keqardhja bëhet edhe më e thellë kur sheh se e përdorin lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj. Axhenda e tyre është e njëjta që ishte para zgjedhjeve, thjesht nuk janë në çadër; kanë vënë gramafonin e para zgjedhjeve dhe ka filluar një proces që kërkon hapësirë që i duhet interesit të tyre. Është në opozitë pa kokë, pa vizon, pa program,pa përgjegjësi”, tha Rama.

12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)