Kryesoret Rrëzohet kërkesa e PD për përjashtimin e Ramës. Basha: Fundi i parlamentit

Rrëzohet kërkesa e PD për përjashtimin e Ramës. Basha: Fundi i parlamentit

348
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i gjendur në kushtet kur edhe pas rifillimit të seancës plenare në orën 17:00, deputeti demokrat i përjashtuar, Flamur Noka nuk ishte larguar nga salla, vendosi që ta ndërpresë seancën për ta shtyrë atë për ditën e nesërme në orën 08:30. Më herët, pas rinisjes së seancës së pasdites, Ruçi kishte hedhur poshtë kërkesën e deputetëve të PD për përjashtimin nga seanca të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tyre kishte fyer ish kryeministrin Sali Berisha.

“Motivi për të shkelur rregullore është për të mos lejuar debatin që ka të bëjë me zgjedhjet, por edhe ngjarjet kriminale dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës me bandat që sundojnë sot.

Rama  trembet debatit ndaj o bën gjithçka për ta shtyrë, por ne do ta bëjmë atë debat. Sot vendi drejtohet nga bandat ndërsa shqiptarët largohen çdo ditë nga vendi. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo, nuk ka asnjë arsye që Ruçi të shkelë rregulloren. Nuk do të lejojmë që të kemi një parlament kukull, do t’u kthejmë parlamentin qytetarëve.

Ky është fundi i parlamentit, t’i mbyllësh gojën parlamentit, kemi 2 javë që nuk bëjmë dot debat. Kjo do të çojë në krizën më të rrezikshme të demokracisë në 27 vite, ne duam ta shmangim këtë krizë”, tha Basha,

12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)