Aktualitet Vlorë, tentohet të digjet me benzinë makina e 62-vjeçarit

Vlorë, tentohet të digjet me benzinë makina e 62-vjeçarit

109
0
SHPËRNDAJE

Një automjet i parkuar është tentuar që të digjet me benzinë gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë shkuar gjatë natës në lagjen  “Isa Boletini”, dhe kanë hedhur lëndë djegëse, benzinë, në automjetin tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit V.Ll., 62 vjeç, banues në Vlorë.

Ndonëse i ishte vënë flaka, mjeti nuk është djegur, por ka pësuar vetëm pak dëmtime materiale. Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pronari i Benzit është marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje, për të kuptuar motivet e aktit vandal.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për vlerësim, si dhe po punohet për zbardhjen e konflikteve të mundshme që mund të ketë patur 62-vjeçari.

12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)