Botë Zjarret në Kaliforni, rëndohet bilanci; 23 të vdekur e qindra të zhdukur

Zjarret në Kaliforni, rëndohet bilanci; 23 të vdekur e qindra të zhdukur

55
0
SHPËRNDAJE

Zjarrfikësit vazhduan të luftojnë gjatë natës ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes me zjarret e që lanë pas vetes 23 të vdekur në Kaliforninë Veriore.

Më shumë se 285 veta llogariten të zhdukur në kontenë Sonoma dhe është e pqartë nëse ata kanë pësuar nga zjarret apo janë larguar pa u regjistruar nga autoritetet.

Ndonëse ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ka mendime se ato mund të jenë shkaktuar nga linjat e energjisë elektrike që ishin rrëzuar nga erërat e forta.

Rreth 25 mijë veta mbeten të evakuuar, ndërsa autoritetet thanë se të paktën 3 mijë e 500 shtëpi e biznese janë shkatërruar.

Zjarret përfshinë rreth 69 mijë hektarë vreshtash të njohura botërisht për prodhimin e verës dhe një pjesë e tyre janë shkatërruar tërësisht. Presidenti Donald Trump ka miratuar fonde federale për të ndihmuar zonat e prekura në Kaliforni.

12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)