Foto ilustruese


Dy persona kanë mbetur të plagosur në Shëngjin të Lezhës pas një përplasjeje me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal.


Policia bën me dije se më datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.


Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, , nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.


Dy personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital ku po u jepet ndihma e parë mjekësore.


22 teto 2017 (gazeta-Shqip.com)