Sport Plaku ndëshkon Laçin, Kamza ngjitet e 4-ta

Plaku ndëshkon Laçin, Kamza ngjitet e 4-ta

98
SHPËRNDAJE

Goli i parë sezonal i Sebino Plakut i mjaftoi Kamzës për të marrë fitoren e 2-të në transfertë dhe për t’u konfirmuar si një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni. Në Laç në një ndeshje që prodhoi shumë tension vendosi gjithçka një gol i Sebino Plakut me Kamzën që mposhti 1-0 skuadrën e Gentian Mezanit duke u ngjitur në vendin e 4-t të renditjes në kuotën e 12 pikëve, 1 më shumë se Partizani. Fitore me aromë ishi për Ramadan Ndreun.

Në pjesën e parë shanset më të mira i pati pikërisht Kamza me Sebino Plakun që të 30-tën u ndal nga traversa ndërsa disa sekonda më vonë nuk gjeti portën e Selmanit. Në minutën e 62-të kaos total në fushë me Enea Jorgjin që nxori dy kartona të kuq.

Ndëshkoi fillimisht Nezirin me të verdhin e dytë ndërsa i drejtoi në fytyrë kartonin e kuq direkt Sefgjinajt për një gjest antisportiv ndaj Racic edhe pse Jorgji fillimisht ngatërroi lojtar duke ndëshkuar Jonuzin por korigjoi gjithçka pas këshillimit me anësorin. Golin e fitores Kamza e gjeti shumë vonë në të 86-tën me Plakun që i shërbyer nga Frashëri goditi saktë me kokë për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Ndreut.

30 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)