Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për reformën në drejtësi.
Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e 25 neneve nga paketa e tre ligjeve të reformës në drejtësi.
Bëhet fjalë për ligjin e organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe të statusit të gjyqtarëve. Një nga pikat më delikate të ankimuara të gjyqtarëve lidhej me kontrollin e figurës së njerëzve të drejtësisë, por gjyqtarët thonë se duke përfshirë në verifikim “edhe persona të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar”.
Kur u miratua ligji, verifikimi i figurës, përveç kontrollit të pasurisë, u konsiderua si një nga shtyllat e procesit të Vettingut. Ai u mbështet publikisht si nga amerikanët, ashtu edhe nga europianët me argumentin e Komisionit të Venecias se masat drastike të Vettingut ishin të pranueshme për të zgjidhur një situatë si ajo në drejtësinë shqiptare.
Në fakt prej ditësh pritej që të kishte një vendim për këtë çështje. Ndërsa Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka përgëzuar nisjen e vetingut, duke thënë se sistemi duhet të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërsa ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin e konsideroi ditë shprese për Shqipërinë nisjen e punës për Vettingun.
30 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)