Sport 90 minuta në fushë ndaj Rusisë, Messi nuk do të luajë kundër...

90 minuta në fushë ndaj Rusisë, Messi nuk do të luajë kundër Nigerisë

260
0
SHPËRNDAJE

Thuhej nën zë, por tashmë është bërë zyrtare nga trajneri Jorge Sampaoli: Lionel Messi nuk do të luajë në miqësoren kundër Nigerisë, që Argjentina e ka planifikuar ta zhvillojë të martën.

Për shkak të aktivizimit në kohë të plotë në miqësoren me Rusinë, por edhe kilometrave të shumta që duhet të përshkojë, Messi është lënë i lirë që të rikuperojë forcat për ndeshjen e radhës me Barcelonën. Mësohet se 30-vjeçari, për çështje orësh, do të mbërrijë në Barcelonë direkt nga Moska.

Ky vendim lidhet edhe me faktin që ndaj Nigerisë Sampoli pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion, për të kuptuar madje se si do të mund të reagojë skuadra pa Messin në fushë.

11 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)