Extra Kuriozitete Argjentinë, haitiani i bllokuar 6 ditë në aeroport si Tom Hanks

Argjentinë, haitiani i bllokuar 6 ditë në aeroport si Tom Hanks

312
0
SHPËRNDAJE

Ka “jetuar” në aeroportin ndërkombëtar “Fisherton” të Rosarios, në Argjentinë, pikërisht si Tom hanks në filmin “The Terminal” (i realizuar në aeroportin e Nju Jorkut).

Për gjashtë ditë. Është historia e Fremont Herns, një 48-vjeçar nga Haiti, student i Shkencave Politike në Rosario.

Ka humbur avionin që duhet ta kishte dërguar në shtëpi, sepse kur u paraqit në “check-in”, ka zbuluar se i kishte skaduar viza. Për këtë të papritur, ka qëndruar i bllokuar në aeroport, tashmë thuajse pa para. Tani komuniteti haitian i Rosarios ka gjetur një sistemim provizor.

Me vetëm një kapelë dhe një çantë, Herns ka kaluar thuajse një javë në aeroport, duke refuzuar çdo lloj ndihme: nga oferta e një strehimi te ushqimi.

Tani 48-vjeçari ka 30 ditë kohë për të zgjidhur problemet me vizën e tij. Situata e Herns është bërë në fakt disi shqetësuese: autoriteteve aeroportuale  u ka thënë se është një student i Universitetit të Rosarios, por në të vërtetë burri kishte me vete vetëm një vizë turistike.

11 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)