Sport Bottas “pole”, Vettel i dyti, ndërsa Hamilton u përplas me murin

Bottas “pole”, Vettel i dyti, ndërsa Hamilton u përplas me murin

86
0
SHPËRNDAJE

Valtteri Bottas fiton “pole position” në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Brazilit, i parafundit për Botërorin e Formula 1 për vitin 2017. Finlandezi i Mercedesit regjistroi kohën më të shpejtë 1’08”322 dhe për herë të tretë në këtë sezon do të niset i pari.

Koha e dytë më e mirë me vetëm 38 të mijtat më shumë i përket Ferrarit të Vettel, më pas vijnë Raikkonen, Verstapen dhe Ricciardo. 10-shen më të mirë e plotësojnë Perez, Alonso, Hulkenberg, Sainz dhe Massa. Lewis Hamilton, i shpallur zyrtarisht kampion botë në Meksikë, do ta nisë nga fundi, pasi u përplas me murin rrethues që në fillim të provave. Ky ishte gabimi i parë i britanikut në një sezon thuasje perfekt për të, teksa e siguroi titullin dy gara para përfundimit të sezonit. Gjithsesi, “pole Position” në Brazil shkoi po për një pilot të Mercedesit, me skuadrën gjermane që edhe në këtë rast, pavarësisht aksidentit të Hamilton, ishte një hap para rivalëve.

Gara e Cmimit të Madh të Brazilit, që do të zhvillohet në cirkuitin e Interlagos, do të nisë të dielën, në orën 17:00.

11 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)