Sport Danimarka e mbyll në portë Irlandën, portieri Randolph i pakalueshëm

Danimarka e mbyll në portë Irlandën, portieri Randolph i pakalueshëm

70
0
SHPËRNDAJE

Po luhet “Telia Parken” të Kopenhagenit sfida e parë play off mes Danimarkës dhe Irlandës, për një vend në fazën finale të “Rusi 2018”.

Atmosferë elektrizuese e krijuar nga tifozët vendas, që shpresojnë të hedhin një hap drejt kualifikimit që në ndeshjen e parë.

Danezët duan patjetër fitoren, madje edhe me diferencë golash, për të shkuar të qetë në takimin e kthimit, ndërsa irlandezët synojnë të mos pësojnë në transfertë, për të dhënë gjithçka për kualifikimin në fushën e tyre.

Ritëm i lartë në minutat e para, me skuadrën e Danimarkës që kërkon të imponohet në gjysmëfushën e Irlandës. Portieri Randolph e shpëton në dy raste portën (11′), pas gjuajtjeve të njëpasnjëshme të Larson dhe Cornelius.

11 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)