Aktualitet Durrës, 22 vjeçari arrestohet në flagrancë duke dhunuar xhaxhain

Durrës, 22 vjeçari arrestohet në flagrancë duke dhunuar xhaxhain

100
0
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar 22 vjeçarin Gerit Çollaku, banues në Durrës. Arrestimi i të riut është bërë në flagrancë, duke goditur me mjete të forta xhaxhain e tij 42 vjeçar I. Çollaku, banues në Durrës.

Nuk dihen ende shkaqet të cilat e shtynë të riun të dhunonte xhaxhain e tij, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 42 vjeçari është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje”

11 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)