Extra ShowBiz Kalendari Pirelli 2018, ‘Liza në botën e çudirave’ shndërrohet në një përrallë...

Kalendari Pirelli 2018, ‘Liza në botën e çudirave’ shndërrohet në një përrallë të zezë

87
0
SHPËRNDAJE

Me fotografin britanik Tim Walker, vizionar dhe i talentuar, kalendari i famshëm Pirelli ka shtuar dozat e cilësisë.

Në 45-vjetorin e kalendarit të famshëm, fotografi britanik bëri bashkë disa nga fytyrat më të njohura të pasarelave dhe i shndërroi ata në një përrallë ‘të errët’ ‘Liza në botën e çudirave’. ‘Të errët’, sepse të gjithë protagonistët e kalendarit janë me ngjyrë.

Në rolin e Lizës vjen modelja Duckie Thot; diva Naomi Campbell vjen si mbretëresha e zemrave, ndërkohë që të tjerë personazhe të njohur që janë bërë pjesë e këtij kalendari janë Whoopi Goldberg, Lupita Nyong’o dhe reperi Sean ‘Diddy’ Combs.

11 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)