Sport Mediat lumë kritikash në drejtim të Italisë, Ventura në bankën e të...

Mediat lumë kritikash në drejtim të Italisë, Ventura në bankën e të akuzuarve

213
0
SHPËRNDAJE

Italia ka tre ditë për të shpëtuar prestigjin, ndërsa trajneri i saj, Giampiero Ventura 90 minuta për të shpëtuar stolin. Është ky konkluzioni i mediave italiane, me kritikat që vërshojnë në drejtim të trajnerit të të kaltërve pas disfatës 1-0 të pësuar në sfidën e parë të Play-offit në Sotckholm përballë Suedisë. Kritika padyshim për lojën dhe zgjedhjet e trajnerit, por edhe në lidhje me reagimet e pas ndeshjes që kanë krijuar konfuzion pasi deklaratat e protagonistëve nuk është se kanë pasur një efekt pozitiv.

Pikë së pari irritimi i Venturës që akuzoi për një arbitrim shumë bujar në drejtim të Suedisë me teknikun që shprehu shpresën për një trajtim më të mirë nga drejtuesi i garës në sfidën e kthimit të hënën e ardhshme në San Siro. Trajneri madje është shfaqur në një farë mënyrë arrogant në prognozën e tij për një përmbysje duke e konsideruar dicka të tillë të sigurt. Italia mund ta përmbysë disavantazhin 1-0 por ndërkohë ka humbur në Suedi dhe i duhet të vuajë për të siguruar Botërorin në 90 minutëshin e ardhshm, dhe mbi të gjitha është një skuadër që para se të bëjë llogaritë me kundërshtarët duhet ti bëjë me veten e saj.

Kjo pasi nuk ka më rëndësi vlera e kundërshtarit, pasi cilësia e Italisë tani është në dyshim, dhe këtu padyshim një rol kanë pasur edhe zgjedhjet e Venturës, që gjatë eleminatoreve ka ndryshuar pothuajse gjithmonë modul, ndërsa ndaj Suedisë lanë shumë për të dëshiruar mënyra e menaxhimit të aftësive të Verratit dhe Isnignes që u fut gjatë ndeshjes.

Nëse Italia e Venturës nuk shkon në Botëror, objektiv në të cilin Italia e futbollit ka dështuar vetëm një herë gjatë gjithë historisë së saj, sigurisht që kjo nuk do të jetë për arbitrimin e Cakir apo për atë devijim ters që solli golin e Suedisë. Diçka e tillë do të ndodhte si konseguencë logjike e një projekti të keqmenaxhuar dhe ndoshta që ju është besuar personave të gabuar. Dhe këtu në bankën e të akuzuarve janë jo vetëm trajneri Ventura por edhe presidenti i Federatës Italiane, Carlo Tavechio.

11 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)