Kryesoret Shuhet aktori i njohur shqiptar Mërkur Bozgo

Shuhet aktori i njohur shqiptar Mërkur Bozgo

384
0
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Bozgo numëron një numër të madh rolesh në kinematografi dhe teatër.

I lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës, në vitin 1961 përfundon studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7-të vjet punoi në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
Tela për violinë (1987), Andoni
Stolat në park (1988), Drejtori
Bolero (1997), Klienti i Evelines
Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai

11 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)