Aktualitet Tragjedi në Lushnjë, mermeri bie nga kamioni dhe zë poshtë mjetin

Tragjedi në Lushnjë, mermeri bie nga kamioni dhe zë poshtë mjetin

1502
0
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Një pllakë e madhe mermeri dyshohet se ka rrëshkitur nga një kamion dhe ka zënë poshtë një automjet tip Peugeot, i cili udhëtonte pas mjetit të rëndë.

Burime policore shprehen se brenda në automjet ndodheshin katër persona dhe mësohet se një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Ciflig, ku një gur mermeri ka rënë nga kamioni sipër automjetit “Peugeot”, me targa AA 862 SF, i cili drejtohej nga shtetasi M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Brenda makinës së vogël ndodheshin edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve një vajzë me inicialet E.I, 24 vjeçe, SH.I, 52 vjeç, dhe V.I, 50 vjeç.

Sis pasojë e rënies së gurit të madh, ka gjetur vdekjen 24-vjeçarja, ndërsa dy pasagjerët e tjerë nuk kanë pësuar lëndime.

Drejtuesi i mjetit të vogël po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Po ashtu, Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë drejtuesi i mjetit tip kamion, shtetasi B.P dhe po kryen veprimet proceduriale.

11 nëntor 2017 (gazeta-shqip.com)