Opinion HISTORIA KËRKON BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE

HISTORIA KËRKON BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE

2925
1
SHPËRNDAJE

Nga Spartak Ngjela

Turp i madh: Grekët deklarojnë se kanë dashur të pushtojnë territor shqiptar me marrëveshje të shitur. Është fjala për marrëveshjen e detit.

Kjo është klasa politike shqiptare: vjedhacake deri në shitje terroritoresh.

Gjithmonë kështu, që nga Esad Toptani e deri sot.

Fatkeqësia e madhe e këtij vëndi në mbi njëqind vjet.

Por tani të gjithë janë drejt fundit.

Fuqitë e mëdha që na kanë gjymtuar duke na quajtur osmanë janë tani të bashkuar me idenë austrohungareze që vetëm shqiptarët janë perëndimorët siu generis në Ballkanin Perëndimor.

Madje në të gjithë Ballkanin: se edhe kroatët në 60 përqind të tyre janë në një prejardhje me shqiptarët.

Erdhi koha që shqiptarët të vendosin të drejtat e tyre.

Janë fuqitë e mëdha, Uashingtoni dhe Berlini – USA dhe BE, që janë të sigurt se në këtë politikë globale shqiptarët janë avanguarda perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Ky është sekreti i kësaj kohe.

Por ende shqiptarët kanë dhe një betejë: antikorrupsionin.

Kjo është beteja për të hyrë në Perëndim juridikisht.

Në mars fillon shqiptarizmi real. Këta që bëjnë lloqe me njëri-tjetrin do dorëzojnë gjithçka e do të ikin me turp.

Këtë po presin shqiptarët, dhe politika amerikane ua ka premtuar.

Mos harroni dhe këtë: edhe detin e grabitur nga grekët me anë të tradhëtisë shqiptare, forca e politikës amerikane na i ka kthyer.

Edhe diçka: bashkimin e trojeve shqiptare po e kërkon historia.

12 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • Kalaja Kalaja

    Mjerimi intelektual! Njëhere i akuzon shqiptarët për sjelljet e tyre në këto 100 vjet, e mandej e gjen fundin e atyre që patën këto sjellje. Pra në anijen e fundosur të shqiptarëve që punuan kundër vendit të këtyreve të fundit, gjen BE-në dhe SHBA-të si shpëtimtarë. Kjo tezë e tij mbështetet në pro-Euroevrpianizmin dhe në pro-Amerikanizmin e shqiptarëve në Ballkan. Mirëpo zoti Ngjela gabon se vetëm pro-të e tij s`mjaftojnë. Të jeshë pro dikujtë ashtë vetëm një dëshirë. Ajo dëshirë stë ndihmon që ti të kalosh lmin.
    Europa dhe SHBA-të nuk mund t`i “bashkojnë” shqiptarët. Përkundrazi, Në Europën e Bashkuar, “bashkimi” i popujve të ndarë s`ka randësi.
    Prandaj leni retorikat patriotike se ju ka kalue koha. Vetëm angazhohuni për pa drogë të keni një Shqipëri. Përndryshe shqiptarët se meritojnë Bashkimin.