Aktualitet Aksident tragjik në Itali, vdes shoferi shqiptar i kamionit

Aksident tragjik në Itali, vdes shoferi shqiptar i kamionit

754
0
SHPËRNDAJE

Një shofer shqiptar kamioni ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Mediat italiane raportojnë se ngjatja ka ndodhur rreth orës 07.30 të mëngjesit të sotëm në autostradën “A22” në Brennero të Trentos, shkruan “La Voce del Nord”.

Po sipas tyre shoferi 48-vjeçar i trajlerit të aksidentuar ishte me origjinë shqiptare por prej kohësh rezident në Gjermani.

Për t’i ardhur në ndihmë shoferit shqiptar të kamionit, erdhën dy ambulanca dhe një helikopter.

Për disa orë u bllokua pjesa e autostradës në të cilën mbeti i aksidentuar shoferi shqiptar.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)