Sport Argjentina dështon në miqësore, përmbyset nga Nigeria

Argjentina dështon në miqësore, përmbyset nga Nigeria

61
0
SHPËRNDAJE

Argjentina ka pësuar një humbje të hidhur, me rezultatin 2-4, në miqësoren e sotme ndaj Nigerisë. Më tepër sesa humbja në një takim miqësor, më shqetësues është fakti se kjo erdhi përballë një kundërshtari modest si Nigeria dhe për më tepër, pasi argjentinasit kishin krijuar avantazhin 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Sampaoli shënoi 2 gola me anë të Banegës dhe Agueros, në minutat e 27’ dhe 36’, ndërsa nigerianët ngushtuan diferencën me anë të Iheanachos, në të 44-tën. Në pjesën e dytë Nigeria shënoi edhe 3 herë të tjera në portën e Argjentinës, duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë.

Argjentina përfundoi në qendër të kritikave për shkak të vuajtjeve për të siguruar kualifikimin në kampionatin botëror, por edhe polemikave të vazhdueshme në lidhje me zgjedhjet e trajnerit Sampaoli.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)