Kryesoret Dëmshpërblim ose azil. Banorët e tokave të HEC-it kërkesë ambasadave

Dëmshpërblim ose azil. Banorët e tokave të HEC-it kërkesë ambasadave

752
0
SHPËRNDAJE

Disa familje kuksiane kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një kërkesë publike drejtuar Ambasadës Amerikane, ata thonë se nuk kanë të ardhura për të mbijetuar në Shqipëri.

Tokat e tyre u përmbytën nga ndërtimi i HEC-it të Fierzës dhe prej më shumë se dy dekadash nuk janë dëmshpërblyer.

Kryetari i shoqatës “Tokat e Përmbytura” nga liqeni i Fierzës, Sherif Kastrati ia drejton thirrjen në emër të familjeve edhe ambasadave të vendeve të BE-së në Tiranë.

“Të hapin rrugë për t’i garantuar mbijetesën këtij populli. Nuk ka bukë, nuk ka punë, mungon energjia”, thotë Kastrati.

Janë gjithësej 5.500 familje apo rreth 40 mijë banorë, shumica e të cilëve asnjëherë nuk ka përfituar para nga tokat e përmbytura.

Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978 përmbyti Kukësin e vjetër dhe 36 fshatra të rretheve Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)