Sport Drama “axurre”, ja pse De Rosi nuk pranoi të futej në fushë

Drama “axurre”, ja pse De Rosi nuk pranoi të futej në fushë

880
0
SHPËRNDAJE

Nuk mund të kalonte në paqe dhe qetësi eliminimi i Italisë nga Botërori. Daniele De Rosi ishte i pari që theu “urdhrat” e trajnerit Ventura duke mos iu bindur që të çohej të bënte nxehmjen për t’u futur në fushën e lojës. Mediat italiane kanë zbardhur diskutimin që ai ka bërë me ndihmësin. Diçka që tregon qartazi se në kampin italian nuk kishte aspak qetësi në këtë ndeshje.
“Për çfarë dreqin duhem unë në fushën e lojës? Mos më ngrini nervat. Më mirë të futet Insinje. Nuk na duhet barazim kjo ndeshje që të jem unë në fushë. Na duhet fitore dhe unë nuk jam sulmues”, ka qenë ajo që mesfushori i Romës i tha ndihmësit të Venturës.

Kampioni i botës me Italinë ka folur pas kësaj ndeshjeje duke thënë se donte të largohej nga kombëtarja pas Europianit të vitit 2016.

“Sigurisht që është e dhimbshme që e vesha në këtë mënyrë fanellën e Italisë për herë të fundit. Unë doja të largohesha që pas Europianit, por vendosëm të gjithë bashkë si gardë e vjetër për të punuar dhe për të përgatitur eliminatoret e Botërorit. Aktivizimi? Isha shumë i revoltuar dhe mendoja se nuk duhesha në fushë. Lojtarë si El Sharaui apo Insinje mund t’i bënin më shumë punë ekipit në ato momente”, ka thënë De Rosi.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)