Sociale Drejt fundit punimet për këndin e 3-të të forcës te Liqeni i...

Drejt fundit punimet për këndin e 3-të të forcës te Liqeni i Tiranës

107
0
SHPËRNDAJE

Të gjithë të apasionuarit pas sportit do të kenë një mundësi më shumë për t’iu përkushtuar pasionit të tyre dhe kujdesit ndaj shëndetit duke u stërvitur në natyrë.

Edhe pak ditë kanë mbetur nga realizimi i këndit të tretë të forcës në Parkun e Madh, një tjetër investim ky i Bashkisë së Tiranës për qytetarët e saj.

Në këtë kënd force janë vendosur 6 module force të veçanta, përfshi paralele e mjete të tjera stërvitje. Këndi është i rrethuar gjithashtu me një pistë vrapimi, 1 çezmë, ndriçim, bimësi dekorative, parkim biçikletash si dhe i pajisur me të gjitha aksesorët e tjerë që mundësojnë stërvitjen në çdo orë.

Përmes këtij projekti, Bashkia synon që të nxisë aktivitetet sportive si dhe të zgjojë interesin e qytetarëve edhe për zonën e lindore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, që për shumë vite ishte lënë në harresë duke u kthyer në një vendgrumbullim plehrash.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)