Aktualitet Falsifikoi pronat në plazhin e Spillesë, arrestohet nënprefekti i Tiranës

Falsifikoi pronat në plazhin e Spillesë, arrestohet nënprefekti i Tiranës

625
0
SHPËRNDAJE

Fatos Kaja, nënprefekti i Tiranës është ndaluar nga policia disa orë pas shpalljes në kërkim.

 

Ai u shpall në kërkim me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë në vijim të hetimeve për dokumentet në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë si dhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në vijim të këtyre hetimeve, prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

Për këtë arsye prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata për shtetasit si më poshtë:

Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë, Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë, Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë), Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë, Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë, Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë, Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit: Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë, Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë, Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)