Kulturë Febo Del Zozzo sjell një elegji për humbjen në Teatrin e Metropolit

Febo Del Zozzo sjell një elegji për humbjen në Teatrin e Metropolit

69
0
SHPËRNDAJE

“Hekuba” vepra e Febo Del Zozzo do të vijë më 16 nëntor premierë në skenën e Teatrit të Metropolit nën regjinë e vetë autorit. Në role kryesore do të interpretojnë aktorët Klea Konomi, Edvin Mustafa, Merita Dabulla, Ermir Jonka, Kristjan Koroveshi, Roerd Toçe, Rexhina Mollaymeri dhe Verjana Abazi. Shfaqja, i përket teatrit fizik, lëvizjeve skenike, ritmit dhe sinkronizimit të aktorëve në skenë. “Hekuba” – Porte dhe periferitë e Mesdheut, është projekti i Kompanisë Teatrore Laminaria, i cili zhvillohet në vende të ndryshme të Mesdheut.

Teatri i Metropolit, është ndalesa e rradhës e cila do të pasohet më tej edhe në Spanjë e Qipro. “Ky bashkëpunim u bë i mundur, pasi u ndje se ka disa pika të përbashkëta në mënyrën si realizohen gjërat”, shprehet drejtoresha e Metropol, Jonida Beqo. Shfaqja është një ndërthurje e pjesëve të ndryshme nga Homeri, Brehti dhe Pasolini të cilat flasim për situata humbjeje, apo situata lufte dhe shtypjeje. “Kemi zgjedhur një pjesë të Brehtit po ashtu edhe një kritik elegji nga Pasolini të njeriut, humbës. Të pranosh humbjen do të thotë të kesh një forcë. Të posedosh një forcë, por të mos jesh violent. Në vepër flitet për historinë e Hekubës, humbjen e fëmijëve të saj, e përcjell kjo nëpërmjet gjuhës së trupit. “Hekuba” është një vepër që mbështetet mbi krijimin e gjestit dhe jo mbi narracionin. Është një punë si një qëndisje, e cila bazohet mbi unisonin e aktorëve. Hekuba, jeton brenda kësaj force.

Nga njëra anë forca që lëshon Hebuka dhe nga ana tjetër kundërpërgjigja e të tjerëve mbi qytetin e Trojës”, shprehet regjisori Febo Del Zozzo.“Hekuba”- Porte dhe periferitë e Mesdheut ka nisur punën në Teatrin Metropol në datën 7 nëntor, si një laborator i teatrit fizik, që ndërlidh hulumtimin teatral dhe improvizimin fizik me disa tekste klasike dhe bashkëkohore. “Gjatë kësaj kohe është punuar me ushtrime që synojnë studimin e lëvizjes së trupit

në hapësirën skenike dhe përdorimin e zërit. Ka edhe momente reflektimi teorik. Gjuha e punës për laborator është italisht. Kompagnia Laminarie është një kompani teatrore e themeluar në vitin 1994 dhe me qendër në Bolonjë. Që nga viti 2009 ajo ka drejtuar Teatrin DOM Kupën e Shtyllës. Qëllimi kryesor është të studiohen gjuhët origjinale në teatrin bashkëkohor. Hulumtimi i Laminarisë ka qenë prej origjinës së tij në lidhje megjuhët bashkëkohore artistike, siç janë artet pamore, arkitektura, kinema dhe letërsia.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)