Extra Kuriozitete Kapet ‘peshkaqeni’ i epokës së dinozaurve, si gjarpër dhe me 300 dhëmbë

Kapet ‘peshkaqeni’ i epokës së dinozaurve, si gjarpër dhe me 300 dhëmbë

1090
0
SHPËRNDAJE

Një krijesë mjaft e rrallë është kapur nga studiuesit në brigjet e Portugalisë.

Krijesa e kapur njihet si “peshkaqeni i frikshëm” dhe ekzistenca e tij daton që prej 80 milionë viteve më parë.

Lidhur me këtë krijesë ka pak informacion teksa raportohet se ka 300 dhëmbë të mprehtë dhe është i gjatë si gjarpër. Ky peshkaqen i përket epokës së dinozaurëve dhe është një nga speciet më të vjetra që jeton ditët e sotme.

Gjallesa u kap në 700 metra thellësi dhe është 1.5 metra i gjatë ndërkohë që nuk dihet habitati i saktë i këtyre specieve. Një specie e tillë u kap në Rusi 1 vit më parë nga një peshkatar.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)