Politikë “Pakicat” kalojnë në heshtje, Meta nuk e dekreton

“Pakicat” kalojnë në heshtje, Meta nuk e dekreton

129
0
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka vendosur ta kalojë në heshtje ligjin për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, një nga ligjet më të debatura gjatë muajve të fundit.

Edhe pse PS dhe PD bashkuan votat në Parlament në favor të këtij ligji dhe kundër ishin vetëm deputetët e LSI-së, kreu i shtetit zgjodhi mënyrën kushtetuese të kalimit në heshtje të tij.

Ligji në fjalë është botuar në Fletoren Zyrtare, ku bie në sy mungesa e dekretimit të kreut te shtetit. Por nga ana tjetër, Presidenti Meta edhe pse zgjodhi ta kalojë në heshtje këtë ligj, e vlerësoi atë gjatë takimit me zëvendëspresidenten e Bullgarise.

“Parlamenti shqiptar tashmë ka miratuar legjislacion të ri lidhur me pakicat, ku gjejnë reflektim edhe disa nga shqetësimet e ngritura në të kaluarën nga autoritetet e Bullgarisë. Është një legjislacion që tregon për vullnetin e Shqipërisë për të qenë një vend i hapur, një vend tolerant, një vend europian”, tha Meta.

Ligji për Pakicat Kombetare fillimisht nuk parashikonte njohjen e minoritetit bullgar, por pas disa debateve në Komisionet Parlamentare, u vendos që edhe bullgarët të njiheshin si minoritet, vendim ky që çoi në një spirale debati me përfaqesuesit e minoritetit maqedonas në Shqipëri.

15 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)