Politikë Rama: Mediat në Shqipëri të pabesueshme si gjykatat

Rama: Mediat në Shqipëri të pabesueshme si gjykatat

139
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, këmbëngul se mediat në Shqipëri janë të pabesueshme. Sipas kryeministrit, në opinionin publik, mediat janë po aq të pabesueshme sa gjykatat.

“Ka ndryshim të madh mes kritikës dhe shpifjeze të pabazuara. Kush më njeh, e di që stimulohem nga kritikat dhe kundërshtimet në diskutim, por kritikat ngrihen mbi ide, ndërsa balta e shpifjeve nuk është kritikë. Bëni një anketim dhe do çuditeni, sot mediat, në opinionin publik janë po aq të pabesueshme sa gjykata,”-tha Rama.

Rama ka komentuar përplasjen e tij me Top Channel. I pyetur për këtë çështje, Rama tha se deklarata e bërë për televizionin kombëtar ishte një “shpreheje keqardhjeje” dhe jo një sulm.

“Nuk e kam sulmuar Top Channel. Të gjitha këto janë të pavërteta. Nuk e kam quajtur “një media të rrënuar”. Unë thjesht kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shpreheje keqardhjeje. Kjo nuk ka lidhje fare. Unë nuk i ndaj në mbështetës dhe kundërshtarë kanalet mediatike. Dhe mbi të gjitha ka qenë një moment kur është folur për lirinë e medias në ditën e shënuar që ishte dhe arsyeja kur u gjenda me një provë konkrete dhe ndava me publikun keqardhjen time. Asnjëherë nuk do më shikoni mua të sulmoj një media apo një gazetar në mënyrë të drejtpërdrejtë” – tha Rama.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)