Sport Ronaldo refuzon rinovimin, do largohet në verë nga Reali!

Ronaldo refuzon rinovimin, do largohet në verë nga Reali!

1446
SHPËRNDAJE

Pas një starti jo të lehtë këtë sezon me Realin e Madridit ylli i Los Blancos, Cristiano Ronaldo duket se tashmë ka dalë me letra të hapura duke refuzuar të nënshkruajë kontratën e re që do të zgjaste qëndrimin e tij në Bernabeu.

Siç u përfol  para disa ditësh portugezi nuk kishte ndërmend ta firmoste kontratën e re, duke i qëndruar asaj aktuale e që përfundon në vitin 2021, por tashmë mësohet se kushtet e yllit 32-vjeçar kanë ndryshuar.

Një Rondalo i nervozuar, siç raportojnë mediat spanjolle, i ka komunikuar presidentit Florentino Perez vendimin për t’u larguar nga klubi mbretëror që në fund të këtij sezoni, përkatësisht në 30 qershor, për një çmim të arsyeshëm siç ai vetë e ka cilësuar termin financiar.

Arsye që ka ndikuar në vendimin e prere të yllit portugez duket të jetë fakti se ai nuk ndihet më i vlerësuar në ambientet e Santiago Bernabeut.

14 nëntor 20117 (gazeta-Shqip.com)