Sport Spektakël në Rusi, Spanjës nuk i mjaftojnë golat e mbrojtësave

Spektakël në Rusi, Spanjës nuk i mjaftojnë golat e mbrojtësave

88
0
SHPËRNDAJE

Rusia dhe Spanja kanë arritur një barazim spektakolar në miqësoren e sotme, teksa janë shënuar plot 6 gola. Skuadra e Lopeteguit gjeti avantazhin e dyfishtë, pas golave të Jordi Albës dhe Sergio Ramosit, por Rusia u kundërpërgjigj me anë të Smolov dhe Zhirkov.

Spanjollët kaluan edhe një herë në avantazh, pas golit të dytë personal të mbrojtësit të Realit, ndërsa vendasit barazuan sërish me golin e Smolov, duke fiksuar edhe rezultatin final 3-3.

Edhe në këtë takim, Spanja dominoi kontrollin e topit dhe lojën, por ra në sy fakti që të tre golat erdhën nga reparti i mbrojtjes, ndërsa sulmuesit vijojnë të jenë në hije dhe të mos shfaqen në lartësinë e duhur.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)