Sport Suedia u kualifikua, por a do kthehet Ibrahimovic për Botërorin?

Suedia u kualifikua, por a do kthehet Ibrahimovic për Botërorin?

334
0
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimovic u tërhoq nga kombëtarja menjëherë pas përfundimit të Europianit, megjithatë sulmuesi 36-vjecar i ndjek më shumë vëmendje ngjarjet në përfaqësuesen suedeze. Sulmuesi aktual i Manchester United postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, ku shfaqen futbollistët suedezë duke festuar kualifikimin në Botëror, shoqëruar me mesazhin: “Ne jemi Suedia”.

Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, i pyetur për një rikthim të mundshëm të Zlatanit në Kombëtare, trajneri Andersson kujtoi se është momenti për të folur për lojtarët e mrekullueshëm që ka në dispozicion dhe jo për Ibran, që është tërhequr një vit e gjysmë më parë.

Por nga ana tjetër, menaxheri i Ibrahimovicit, Mino Raiola, nxiti spekullimet, teksa deklaroi se por të ishte në dorën e tij, do ta kthente gjigantin suedez në përfaqësuese. Sigurisht, spekulimet nuk do të mungojnë dhe i vetmi që mund t’u vërë fre është vetë Zlatan Ibrahimovic, i cili po vijon fazën e riaftësimit te Manchester United, pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në fund të sezonit të kaluar.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)