Botë Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, viktima dhe të...

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, viktima dhe të plagosur

239
0
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë fillore në Rancho Tehama në Kaliforni të SHBA-ve. Sipas mediave lokale, janë të paktën 5 viktima dhe shumë nxënës të tjerë janë plagosur.

Gjithnjë sipas mediave, mësohet se mes viktimave është edhe autori i dyshuar. Të plagosurit janë dërguar me helikopter në spitalet e zonës.

Mes të plagosurve është një fëmijë 2 vjeç, ndaj të cilit vrasësi qëlloi dy herë dhe një tjetër fëmijë i lënduar në këmbë. Në spital është transportuar edhe një 30-vjeçar, i qëlluar me armë zjarri.

Sipas një banori të qytezës, e cila numëron rreth 1.500 persona, zjarr ka hapur një fqinj i tij, i cili në kohët e fundit “ka qëlluar qindra e mijëra plumba me armë zjarri. E kishim thënë se ai tip ishte jashtë kontrollit dhe që herët a vonë do të ndodhte diçka”.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)