Botë Trump Jr: Kam shkëmbyer mesazhe me Wikileaks në fushatën e 2016

Trump Jr: Kam shkëmbyer mesazhe me Wikileaks në fushatën e 2016

34
0
SHPËRNDAJE

Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, Donald Trump, ka shkëmbyer një seri mesazhesh me WikiLeaks gjatë fushatës presidenciale të babait të tij, sipas vetë mesazheve të Trump Jr., të postuara dje ne rrjetin social “Twitter”.

“Këtu do të të gjeni të gjitha mesazhet e shkëmbyera me Wikileaks (së bashku me tri përgjigjet e mia më të bujshme ) që komisioni i Kongresit kishte zgjedhur për t’i botuar”, tha Trump Jr. pas një raporti me titull “Sa ironike!” i publikuar në gazetën amerikane “ Atlantic”.

WikiLeaks është një organizëm mediatik, jofitimprurës që publikon dokumente të fshehta nga burime anonime.

Gazeta e përmuajshme amerikane “Atlantic”, raportoi dje në mëngjes se WikiLeaks, që kishte publikuar një seri email-esh nga fushata e kandidates demokrate Hillary Clinton në vitin 2016, i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur Trump Jr. që të promovonte publikimet e tij dhe t’i shoqëronte ato me dokumentet përkatëse.

Postimet në Twitter të Donald Jr. dje në mbrëmje, përfshinin screenshot-e të mesazheve të shkëmbyera me Wikileaks si dhe kërkesat nga WikiLeaks për të dhënë sqarime mbi ngjarjet dhe për të botuar pasqyrën vjetore të të ardhurave të deklaruara nga babai i tij.

“Hej Don, kemi një ide të pazakontë”, sipas një mesazhi të Wikileaks.
“Publiko një ose më shumë nga deklaratat tatimore të babait tënd”, sipas një mesazhi tjetër.

Mesazhet e postuara nga Wikileaks përshkruanin “përfitimet” e detajuara në pasqyrën vjetore të të ardhurave të përdorura nga autoritetet tatimore, shkruan ata.

Megjithatë, Trump Jr. nuk i ka marrë parasysh mesazhet që i janë dërguar nga Wikileaks në Twitter, por duket se ai ka plotësuar disa nga kërkesat e tyre.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)