Sociale Siguria ushqimore, Peleshi ndëshkon inspektorët e AKU-së

Siguria ushqimore, Peleshi ndëshkon inspektorët e AKU-së

209
0
SHPËRNDAJE

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka reaguar këtë të premte pas denoncimit të një qytetari, duke deklaruar se veprimtaria e AKU-së në qarkun Fier ka qenë në kundërshtim flagrant me ligjin.

“Për rrjedhojë kam urdhëruar marrjen e masave të menjëhershme ndaj personave përgjegjës, duke filluar nga drejtori i AKU-së dhe duke vazhduar me inspektorët përgjegjës në qarkun Fier”, ka thënë Peleshi.

Peleshi ka shprehur vendosmërinë e qeverisë për t’i dhënë fund kulturës së fajeve pa fajtor, sidomos në zinxhirin e kontrollit të sigurisë ushqimore.

“Ndaj gjykova se vlen ta ndaj me publikun këtë qëndrim, i cili në fakt me ngadalë, ose shpejt do të kthehet në një kulturë institucionale për t’i shkuar mbrapa çdo konstatimi në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore që inspektorët e AKU-së do të zbulojnë gjatë veprimtarisë së tyre”, ka thënë Peleshi.

Ministri i Bujqësisë ka inkurajuar të gjithë qytetarët dhe bizneset që të denoncojnë çdo rast të cenimit të sigurisë ushqimore.

17 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)