Sport 4 “shuplaka” për De Biasin, Alavesi mposhtet nga Getafe

4 “shuplaka” për De Biasin, Alavesi mposhtet nga Getafe

243
0
SHPËRNDAJE

Tjetër humbje për Alavesin e Giani De Biasit. Skuadra e drejtuar nga ish trajneri i kombëtares shqiptare u mposht keqazi në transfertën madrilène përballë Getafes me rezultatin 4-1.

Për De Biasin kjo ishte humbja e 4-t në La Liga në 6 takime me skuadrën baske në të cilat ka marrë edhe 2 fitore. Në Coliseum Alfonso Perez, vendasit e panë veten në avantazh të dyfishtë në harkun e 9 minutave falë golave të Bergarës dhe Molinës.

Në pjesën e dytë Getafe shënoi dhe 2 herë të tjera me anë të Angel. Golin e nderit për Alaves e realizoi Santos në të 81-tën. Me këtë humbje skuadra e De Biasit mbetet në vendin e 18-të të Primera Division në kuotën e 6 pikëve.

18 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)