Extra Kuriozitete Divjakë, gjendet e ngordhur lundërza e rrallë

Divjakë, gjendet e ngordhur lundërza e rrallë

1207
0
SHPËRNDAJE

Një lundërz e llojit lutra-lutra është kapur nga peshkatarët në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Bëhet fjalë për një gjitar të dimensioneve mesatare, që rritet zakonisht pranë lumenjve dhe liqeneve. Kjo specie është e rrezikuar për zhdukje. Ajo ushqehet zakonisht me peshk dhe mungesa e ushqimit i shtyn ato që ta dalin deri në breg të detit. Janë ekzigjent i pastërtisë së ujërave. Përdorimi pa kriter i kimikateve në bujqësi, ndotja e ujërave dhe ngecja në rrjetat e peshkatarëve kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e numrit të tire. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura raporton se ky ekzemplar femër, për fat të keq kishte rënë në rrjetat e peshkimit dhe kishte ngordhur për mungesën e oksigjenit.

18 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)