Aktualitet Goditet grupi i prostitucionit në Shkodër, 7 në pranga (Video)

Goditet grupi i prostitucionit në Shkodër, 7 në pranga (Video)

552
0
SHPËRNDAJE

Operacioni i koduar “Forca e Ligjit” godet një grup të strukturuar kriminal në Shkodër. Gjatë një konference për shtyp që u bë nga ana e Drejtorit të policisë së Shkodrës Gjovalin Loka dhe  zv/prokurorit të rrethit të Shkodrës , u tha se bëhet fjalë për arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e pasurive në pronësi të tyre.

Mësohet se arrestimet janë produkt i një hetimi disa javor i këtyre strukturave te mirëorganizuara. Në kuadër të operacionit  “Balerina”, janë arrestuar,  7 shtetas  të dyshuar si anëtarë të këtij grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e dënuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në  Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N,  25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion  u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit. Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

  • Ambienti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.
  • Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
  • Një armë zjarri pistoletë.
  • Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.
  • Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
  • Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

18 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)