Aktualitet Konsumoi ilaç popullor, intoksikohet 55-vjeçarja

Konsumoi ilaç popullor, intoksikohet 55-vjeçarja

460
0
SHPËRNDAJE

Mendoi se do të kurohej me ilaç popullor, 55-vjeçarja përfundon në spital. Ngjarja ka ndodhur  një ditë më parë në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas policisë shtetasja P.P., ka qenë në banesë kur konsumoi ilaçin popullor.

Gruaja e ka konsumuar atë më shumicë e për pasojë është intoksikuar. Kanë qenë familjarët ata që vunë komplikacionet me shëndetin tek 55-vjeçarja dhe e çuan me urgjencë në spital. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por gjendja shëndetësore nuk bëhet me dije.

Ndërkohë policia ka shkuar në spital për të marrë në pyetje 55-vjeçaren dhe familjarët e saj. Ata kanë thënë se problemet me shëndetin erdhën pikërisht pas konsumit të ilaçit popullor.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Kurbinit, për vlerësim.

18 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)