Kryesoret Meta: Kosova nuk e meriton izolimin në BE, por s’duhet të veprohet...

Meta: Kosova nuk e meriton izolimin në BE, por s’duhet të veprohet emocionalisht

110
0
SHPËRNDAJE

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me ambasadorët e Shqipërisë ku tha se Shqipëria duher të vijojë të përpiqet për të përmbushur 5 prioritetet për çeljen e negociatave.

Gjatë këtij takimi presidenti kërkoi të mos veprohet emocionalisht dhe me Kosovën, për shkak se vendi ynë është në monitorim, për sa i përket liberalizimit të vizave.

“Politika e Kosovës ka bërë përpjekje të mëdha drejt anëtarësimit në BE. Kosova meriton liberalizimin e vizave. Izolimi  i këtij shteti është i padrejtë”, tha Meta.

Meta kërkoi të promovohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, pasi sipas tij tani janë rrethanat e favorshme. “Besoj tek eksperienca juaj, do të jeni shembull bashkëpunimi’, iu drejtua Meta ambasadorëve.

18 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)