Extra ShowBiz Bleona provokon me veshjen në American Music Awards

Bleona provokon me veshjen në American Music Awards

581
0
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, 38 vjeç edhe këtë herë ka ditur që të tërheqë vëmendjen e mediave në American Music Awards. Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër argjendit, por që e tregonte mjaft bukur.

“Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, 38 vjeç, tregon mjaft nga këmbët e saj në një veshje të veçantë argjendi që tregon të brendshmet ngjyrë argjendi, dhe një xhaketë shumë të shkurtër po argjendi, dhe asgjë tjetër”, shkruan Mail Online.

American Music Awards, krahas ndarjes së çmimeve është një event që i kushtohet mjaft vëmendje dhe stilit të veshjes. Në një artikull me titull “Hallouini ishte muajin e kaluar!”, flitet për artistët e veshur me keq.

Në krye të listës qëndron Diana Ross, por nuk mbeten pas dhe shumë emra të tjerë të njohur si Pink, Patric Starr etj.

20 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)