Botë Grushti i shtetit në Turqi, mbi 900 arrestime vetëm javën e fundit

Grushti i shtetit në Turqi, mbi 900 arrestime vetëm javën e fundit

69
0
SHPËRNDAJE

Vazhdojnë në Turqi arrestimet në masë me akuzat për terorrizëm nën gjendjen e emergjencës pas grushtit të shtetit në korrikun e vitit 2016.

Janë rreth 945 persona që kanë përfunduar në panga vetëm javën e shkuar, sipas asaj që raporton Ministria e Brendshme.

Siç ndodh rregullisht nga grushti i dështuar i shtetit verën e vitit të shkuar, pjesa më e madhe e të dyshuarve akuzohet për lidhje me rrjetin e mundshëm të puçistëve të Fetullah Gylenit. Ndërkohë 206 persona të tjerë janë arrestuar në operacionet ushtarako-policore kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

20 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)