Sport Italia, jep dorëheqjen presidenti Carlo Tavecchio

Italia, jep dorëheqjen presidenti Carlo Tavecchio

107
0
SHPËRNDAJE

Pas vetëm dhjetë minutash mbledhje të Këshillit Federal, Carlo Tavecchio ka dhënë dorëheqjen nga kreu i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), duke lënë tryezën. Ende është e paqartë se cila ishte arsyeja kryesore për këtë zgjedhje, pasi ish-presidenti nuk ishte nisur fillimisht me këtë mendje në mëngjes nga shpia.

Ai ka humbur ndoshta përkrahjen e disa këshilltarëve federalë, që fillimisht ishin me Tavecchio, si Lidhja Amatore e Siçilisë, ose AIA dhe Nicchi. Tavecchio, megjithatë, e kuptoi se ishte pothuajse i vetëm. nuk i kishte numrat për të vazhduar dhe se ishte e padobishme ta zgjaste këtë mandat.

Qëllimet e Carlo Tavecchio ishin për të ngadalësuar vendimmarrjet deri në dhjetor, pastaj të kërkonte një votim për programin e tij të ri, ku nuk do të ishin, gjithashtu, përfaqësues federalë prej ligave të A dhe B, të cilat janë aktualisht të përfaqësuara me komisionerë.

Pas një fjalimi të shkurtër, emocional, mësohet se Carlo Tavecchio ka paraqitur në Këshillin Federal dorëheqjen e tij si President, duke kërkuar një gjest të fundit ekstrem të përgjegjësisë për moskualifikimin e kombëtares axurre në “Rusia 2018”: një hap prapa nga të gjithë drejtorët.

20 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)