Botë Kreu i arsenalit bërthamor: Do refuzoj një urdhër të paligjshëm për sulm...

Kreu i arsenalit bërthamor: Do refuzoj një urdhër të paligjshëm për sulm nga Trump

368
0
SHPËRNDAJE

Kreu i arsenalit bërthamor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se do të refuzonte një urdhër të paligjshëm për sulm nga ana e presidentit Trump. Deklarata e tij vjen në momentin e një situate të tensionuar me korenë e Veriut.

Gjenerali amerikan Xhon Hajten, kreu i komandos strategjike amerikane dhe ai që ka në dorë celësat e arsenalit bërthamor në vend është i gatshëm të mos i bindet presidentit Donald Trump nëse ai do të urdhëronte një sulm bërthamor të paligjëshëm.

Para një plateje në një forum për sigurinë në Kanada, Hajt theksoi se nëse do të ndodhte dicka e tillë atëherë do të bisedohej për një reagim alternativ.

Vetëm disa ditë më parë për herë të parë në më shumë se 40 vjet, kongresi amerikan mori në shqyrtim pushtetin e presidentit për mundësinë e urdhërimit të një sulmi bërthamor. Tema është bërë aktualitet i ditëve të fundit për shkak të situatës së krijuar me Korenë e Veriut, pa;si Tramp ka reaguar disa herë ndaj regjimit të Kim Jong Un duke paralajmëruar dhe një sulm të mundshëm bërthamor

Por ajo që shqetëson së fundmi opinionin publik është mundësia që Donald Tramp të mund të vendosë për një sulm dhe pa u provokuar. Ata që paralajmërojnë janë demokratët amerikanë sipas të cilëve presidenti, i cili është i vetmi që mund të urdhërojë një sulm të tillë pa asnjë mundësi revokimi, po dëshmon se ka një karakter shumë impulsiv dhe të paqëndrueshëm.

20 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)