Politikë Meta takon Xhaferin: Bëhuni kontribuues për bashkëjetesën ndër-etnike në Maqedoni

Meta takon Xhaferin: Bëhuni kontribuues për bashkëjetesën ndër-etnike në Maqedoni

74
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, u takua sot edhe me Kryetarin e Asamblesë, Talat Xhaferi.

Presidenti Meta e uroi edhe njëherë Xhaferin për marrjen e detyrës së Kryetarit të Asamblesë dhe theksoi se, ndjehet krenar që për herë të parë një përfaqësues i spikatur i shqiptarëve të Maqedonisë është në krye të Parlamentit, si dhe nënvizoi se kjo është edhe një përgjegjësi e madhe.

Presidenti Meta inkurajoi Kryeparlamentarin Xhaferi për të qenë më kontribues për bashkëjetesën politike dhe ndër-etnike në Maqedoni.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se faktori shqiptar në Maqedoni është një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti dhe i orientuar qartë nga BE dhe NATO. Në këtë kuadër, Presidenti Meta shprehu besimin se shumë shpejt Parlamenti i Maqedonisë do të miratojë edhe ligjin mbi përdorimin e gjuhës shqipe.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi momentin e rëndësishëm ku ndodhet Maqedonia dhe rishprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në NATO.

20 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)