Extra Kuriozitete Shpërfytyron gruan me acid, arsyeja është qesharake

Shpërfytyron gruan me acid, arsyeja është qesharake

588
0
SHPËRNDAJE

Një grua është shpërfytyruar tmerrësisht nga bashkëshorti i saj i hodhi acid në fytyrë. Motivi ishte mjaft banal. Gruaja kishte gjetur punë dhe burri i saj nuk mund ta pranonte një gjë të tillë dhe vendosi që të dënojë përjetësisht gruan e tij, duke e shpërfytyruar dhe rrezikuar seriozisht shëndetin.

Zakira Ali Sheikh nga India vendosi që të punojë me kohë të pjesshme në një fabrikë të përpunimit të sapunit, pasi burri i saj refuzoi që të punojë si shofer, duke e lënë familjen pa para për të ushqyer dy fëmijët e tyre.

Burri i inatosur e akuzoi atë për shkelje të nderit dhe pasi e mbylli në banesë, në mënyrë që askush të mos e shpëtonte, i hodhi acid në fytyrë.

Ajo tha:- “Po ulërija me të madhe dhe pas 10 minutash vëllai më erdhi në ndihmë. Dhimbja ishte e tmerrshme”. Sulmi e la Zakiran me dhimbje torturuese dhe të verbër në njërin sy.

Nëna e dy fëmijëve tashmë ndodhet në një spital në Mumbai dhe në fyt i është vendosur një tub që të marrë frymë. Ndërkohë në internet është hapur një faqe për mbledhjen e fondeve që do të shërbenin për trajtimin e saj. Kostoja e operacionit është rreth 30 mijë paund.

20 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)