Botë Vdes në moshën 83-vjeçare vrasësi më gjakatar i SHBA-ve

Vdes në moshën 83-vjeçare vrasësi më gjakatar i SHBA-ve

634
0
SHPËRNDAJE

Vrasësi seria amerikan Charles Manson ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Ai ishte shtruar në një spital në Kaliforni disa ditë më parë pasi gjendja e tij ishte rënduar.

Manson u bë i famshëm pasi u akuzua si porositësi i një prej vrasjeve më makabre në SHBA: atë të Cielo Drive, ku u vranë Sharon tate dhe katër miq të tij.

Lider i një sekti të njohur me mrin “Family”, manson ishte një nga vrasësit më gjakatarë të historisë së SHBA-ve.

Ai po vuante dënimin për vrasjen e Sharon Tate, gruaja e re e regjisorit Roman Polanski dhe katër persona të tjerë në një vilë në Los Anxheles në gusht 1969.

Ai ishte shtruar në spital për shkak të një hemorragjie intestinale pak ditë më parë. Vrasësi 83-vjeçar, ishte dënuar me burgim të përjetshëm edhe për vrasjen e biznesmenit Leno Labianca dhe gruas së tij.

Në fund të viteve ’60, Manson ishte kreu i një sekti të quajtur “Family”, i cili ka kryer vrasje të ndryshme para së gjithash mes të bardhëve në zonën e Ls Anxhelesit, duke përhapur një valë paniku në qytetin kalifornian dhe jo vetëm.

20 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)