Sociale Emërohet drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Emërohet drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

668
SHPËRNDAJE

Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të ketë një drejtor të ri në krye të saj. Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë është vendosur emërimi i Edison Konomit si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi. Ai zëvendëson në këtë detyrë Julian Beqirin. Konomi ka drejtuar më parë Doganën e Durrësit si dhe ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit është krijuar në vitin 2014 dhe ka 12 degë.

22 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)