Konfindustria vlerëson, në një njoftim për shtyp, se qeveria duhet të ndertojë dhe të zbatojë sa ne shpejt strategjinë për parandalimin e përmbytjeve masive të përsëritura. Buxheti i vitit 2018 duhet të ndryshojë në seancë të jashtezakonshme të Kuvendit të Shqipërisë për të ridrejtuar financimet në ngritjen e sistemit kundër përmbytjeve.
Kuvendi i Shqiperise duhet t’i kërkojë ekzekutivit, që të pergatisë projektet dhe të paraqesë për miratim ndryshimet e nevojshme në buxhetin e vitit 2018.
Konfindustria vlereson, se përseritja e bllokimit të rrugëve kombetare përfshi kryeqytetin si dhe përmbytjet masive të bizneseve dhe tokave bujqesore, është me pasoja shumë të rënda ekonomike dhe financiare në afatgjatë. Rënia e sistemit tregon efektivitetin e ulët të financimeve të deritashme me shenja te qarta të paaftesisë institucionale dhe korrupsionit.
3 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)