Sport Guardiola ‘tradhton’ Napolin, Liverpool bën goleadë, kalon edhe Porto

Guardiola ‘tradhton’ Napolin, Liverpool bën goleadë, kalon edhe Porto

123
SHPËRNDAJE

Nuk ka mrekulli për Napolin, që ‘u tradhtua’ nga Manchester City i Guardiolës dhe u dorëzua edhe në sfidën e tij ndaj holandezëve të Feyenoordit, duke humbur 2-1.

Skuadra angleze u mposht 2-1 në Ukrainë nga Shakhtar Donetsku, me 2 gola të pësuar që në pjesën e parë, duke bërë që të marrë fund shpresa e napolitanëve të Sarrit, që krahas fitores së tyre, donin edhe humbjen e ukrainasve sot.

Edhe Porto ia doli të kualifikohet më tej, pasi mposhti Monakon me rezultatin 5-2, ndërsa Leipzig u mposht me rezultatin 1-2 nga Besiktasi.

Fitore me goleadë mori Liverpooli, që mposhti 7-0 Spartakun e Moskës, në një takim ku hero ishte Philippe Coutinho me 3 golat e tij. Në takimin tjetër të këtij grupi, Maribori ndali Sevillan në barazim 1-1, me Valon Ahmedin që e nisi takimin nga stoli.

Reali i Madridit mposhti 3-2 Dortmundin, në një sfidë ku Cristiano Ronaldo vendosi një tjetër rekord, duke shënuar në të 6 takimet e fazës në grupe të Championsit. Në takimin tjetër të grupit, Tottenhami kryesues triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Apoelit.

Skuadrat e kualifikuara në Champions: Manchester City, Napoli, Besiktas, Porto, Liverpool, Sevilla, Totenham, Real Madrid.
Skuadrat që do të vijojnë aventurën në Europa League: Spartak i Moskës, Napoli, Leipzig, Dortmund.